Genta Ismajli fillon biznes në Amerikë

E bukur dhe energjike, janë këto fjalët që përshkruajnë gjithmonë këngëtaren e njohur kosovare, Genta Ismajli, e cila për disa muaj ka bërë pauzë nga koncertet dhe projektet muzikore, pasi ka qenë në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë tek familja e saj. 

Përveç vizitës, Genta këtë rast e ka shfrytëzuar edhe për një investim në biznes, në të cilin është inkuadruar së bashku me të atin e saj, duke hapur kështu një sallon veturash në Amerikë. 

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja në një emision televiziv, duke thënë se tashmë, përveçse si këngëtare, do e shohim edhe si biznesmene, pasi është bashkëpronare e këtij salloni, në të cilin do të shiten gati të gjitha llojet e makinave. 

Për Gentën nuk është hera e parë që po tenton të fillojë ndonjë biznes privat, pasi para disa vitesh ajo hapi edhe një sallon parukerie në Prishtinë, ku punësoi disa të afërm të saj dhe miq, por për një kohë të shkurtër e mbylli për shkak se kishte shumë angazhime muzikore dhe nuk mund të kontrollonte çdo punë që kalonte aty./tiranachat/

Lajme të ngjashme

Back to top button