Manifestim madhështor për Ditën e Evropës në Gostivar

Me kros në vrap, konkurs letrar, kuis diturie, turne në shah, prezantim të vlerave të Gostivarit dhe shteteve të Kartës së Vishegradit, program kulturor dhe argëtues, u shënua sot Dita e Evropës në Gostivar. Në manifestimin e organizuar nga Komuna e Gostivar në bashkëpunim me ambasadat e Grupit V4 dhe shkollat fillore dhe të mesme të qytetit, në prezencë të kryetarit të komunës – Rufi Osmani dhe ambasadorëve të Hungarisë, Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë, qindra nxënës, studentë, qytetarë dhe mysafirë të ftuar, ishin pjesë e një ngjarjeje e cila dëshmoi se Gostivari frymon në mënyrë evropiane dhe se është pjesë e vlerave evropiane.

Në pjesën ceremoniale, si përmbyllje e aktiviteteve të shumta që u organizuan me rastin e kësaj dite shumë të rëndësishme për BE-në dhe për Evropën në përgjithësi, para të pranishmëve folën kryetari i Komunë së Gostivarit, Rufi Osmani, Ambasadori i Republikës së Çekisë-  Jozef Braun, i Hungarisë – Jozef Bence, i Polonisë – Pzhemisllav Çizh dhe i  Sllovakisë – Robert Kirnag./Portalb

 

“Mesazhi i euro komisarit për zgjerim Shtefan Fyle gjatë vizitës së fundit në Maqedoni, mund të na shërbejë si leksion se synimi për t’u integruar në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një ide fiktive për të qenë fizikisht dhe gjeografikisht pjesë e Evropës, por se duhet bërë reformat e duhura për t’u bërë pjesë  e e vlerave të këtij unioni”, theksoi mes tjerash kryetari i Komunë së Gostivarit, Rufi Osmani.

Osmani, në fjalimin e tij, mes tjerash shprehu edhe bindjen e tij se Gostivari paraqet një shembull pozitiv në Maqedoni i cili multi kulturalizmin dhe multi etnicitetin e kultivojnë si një nga vlerat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Ambasadorët e shteteve të Kartës së Vishegradit, shprehën kënaqësinë e tyre që në këtë datë shumë të rëndësishme për familjen e madhe evropiane, e shënojnë me njerëz kaq të mirë të qytetit të Gostivarit dhe se fryma që dominon në këtë eveniment, tregon se Gostivari tanimë është pjesë e Evropës.

Kryetari i komunës së Gostivarit – Rufi Osmani dhe ambasadori i Hungarisë – Jozef Braun, garuesve më të suksesshëm në 4 disiplinat u ndanë Lëvdata.

Manifestimi i sotëm kushtuar Ditës së Evropës, përfundoi me program argëtues me pjesëmarrje të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button