Komuna e Haraçinës: probleme shumë, llogaridhënie aspak!

Komuna e Haraçinës e cila në këto zgjedhje zgjodhi kryetare të re që në rrethin e parë, nga radhët e partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Milikije Halimi, edhe pse përballet me probleme të shumta, si keqmenaxhimi me mbeturina, mungesë inventari dhe ujit të pijshëm në shkolla, rrugë të shkatërruara dhe mungesë trotuaresh, për të njëjtat nuk parapëlqeu të jep llogaridhënie e as të bëjë publike planet për secilën prej tyre, shkruan Portalb.mk.

20171107_085229
Mbeturina rrugës kryesore të Haraçinës

Siç edhe veprohet me komunat e tjera, kur për problemet e detektuara nga tereni vizitohet drejtpërdrejtë personi përgjegjës në sektorët e caktuar, në komunën e Haraçinës kjo nuk ishte e mundur.

Fillimisht na pritën disa punëtorë, të cilët endeshin nga njëra sallë në tjetrën më pas edhe një staf shumë i vogël në numër që ishin në krye të detyrës. Kërkuam personin përgjegjës për sektorin e arsimit, ai nuk ekzistonte, kërkuam zëdhënës, nuk kishte. Na u tha se e vetmja që mund të japë përgjigje është kryetarja e Komunës, që për problemin e caktuar duhet ta presim deri sa të vijë.

Salla 1
Salla e sportit e vjetërsuar në Haraçinë
Shkolla Fillore
Shkolla Fillore në Haraçinë, 07.11.2017

Edhe pse dy orë pritjeje sërish kjo qe e pamundur nën arsyetimin “se kryetarja e Komunës ka agjendën e saj dhe duhet të caktojmë termin për të pasur takim me të”.

Shtrojmë pyetjet:

-Që kur gazetarët duhet të caktojnë termin për të takuar kryetaren e komunës në krye të detyrës së saj, kur dihet se komuna duhet të jetë e hapur për të gjithë qytetarët?

-Që kur kryetarja e komunës është përgjegjëse që të jep përgjigje edhe për çështjet më të vogla, kur dihet se secila komunë ka sektorët në krye të së cilës qëndrojnë persona të cilët janë kompetent për çështjet e caktuara?

– Që kur kryetarja e komunës jep leje se a duhet të fotografohet objekti i komunës kur dihet se ai është objekt për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh se a është gazetar apo jo ai person?

– Që kur shoferi i kryetares së komunës merr leje të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke thënë “duhet të caktohet termin paraprakisht ani se ke pritur dy orë këtu. Kush është kjo? Punë e madhe nëse qenka gazetare, le të shkon nga ka ardhur!”.

Së fundmi, javën e kaluar kjo Komunë ka aktivizuar uebfaqe në të cilën shihet se duhet shumë punë.

Harcina transpa

Kujtojmë, se transparenca ndaj gazetarëve dhe qytetarëve është e paraparë edhe me ligj, dhe në këtë rast komuna e Haraçinës, duke ndjekur hapat e kryetarit paraprak është duke e shkelur edhe më tej.

Duke mos ofruar të dhëna publike për projektet e realizuara dhe mënyrën e realizimit të buxhetit, kjo komunë është duke bërë shkelje të Ligjit për vetëqeverisje lokale e ku thuhet:

Neni 8 i Ligjit për vetëqeverisje lokale:

Informimi i publikut

(1) Organet e komunës, komisionet e këshillit dhe veprimtaritë publike të themeluara nga komuna, janë të obliguara pa kompensim t’i informojnë qytetarët për punën e tyre, si dhe për planet dhe programet që janë me rëndësi për zhvillimin e komunës, në mënyrë të përcaktuar me statutin.

(2) Komuna është e obliguar qytetarëve t’iu mundësojë qasje në informatat themelore për shërbimet që ua siguron, në mënyrë dhe sipas kushteve të përcaktuara me statutin.

Mungesa e të dhënave publike deri më tash Komunën e Haraçinës e rendit në kategorinë e komunave “dobët” përballë komunave të tjera të Maqedonisë.

Nga hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetar “CIVICA mobilitas”, për atë se sa janë përmbushur përgjegjësitë për informim publik, Komuna e Haraçinës gjendet në vendin 83 me indeks të transparencës aktive (ITA) prej 20.09% ndërsa, në vendin e parë është Komuna e Kriva Pallankës me ITA prej 88,1% kurse, në vendin e dytë dhe të tretë janë Komuna e Velesit dhe Manastirit për ITA prej 83.6%.

Komuna e Kriva Pallankës, Velesit dhe Manastirit kanë indeks aq të lartë të transparencës aktive pasi që japin informata për buxhetin dhe financat. Këto komuna mundësojnë qasje deri te informatat, japin informata për kompetencë dhe shërbime komunale dhe se i kanë të pranishme të dhënat për buxhetin dhe transparencën fiskale.

Transparenca aktive nënkupton shpallje të informatave me vetiniciativë të komunave, pa marrë parasysh se a ka parashtruar ndonjë qytetar apo jo kërkesë për të njëjtat. Ligji për transparencë aktive të institucioneve është parashtruar në Ligjin e vetëqeverisjes lokale.

20171107_085203

20171107_085326

20171107_092157

20171107_094724

Përndryshe, Komuna e Haraçinës, është formuar në vitin 1996, duke u ndarë prej Komunës së mëparshme të Gazi Babës, gjeografisht gjendet rreth 220m lartësi mbidetare me pjesën veriperendimore të rrafshnaltës së Shkupit, përfshin pjesë të rrafshinës jugperendimore të Malit të zi të Shkupit, dhe pjes prej rafshinës së Shkupit.

Ajo kufizohet me Komunën e Gazi Babës, Ilindenit, Kumanovës dhe Likovës. Komuna përfshin katër vendbanime: Haraçinë me 2.250 familje, Orllancë me 140 familje, Grushinë me 180 familje dhe Mojancë me 50 familje. Sipas ndarrjes së re territoriale, Komuna e Haraçinës ka territor prej 30 km2.

Haraçina është Komunë e dendur me 15.000 banorë, kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale, ku 98% janë prej nacionalitetit shqiptarë ndërsa 2% janë prej nacionalitetit maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button