Deputetët nuk i votuan masat për përmirësimin e “Termini im” dhe për “deponitë rajonale”

Përmirësimi i sistemit “Termini im”, masat për përforcimin e kontrollit në MPB dhe Prokurori Publike, mospërdorimi i plumbave të gomës dhe stabilizatorëve elektrik, fëmijët fantom nga rrugët që të regjistrohen në regjistrat amë, të mos ketë shpalle për punësim grupor në administratë pa nevojë, të realizohet projekti për deponi rajonale. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të cilat dje deputetët nuk arritën që t’i votojnë, reagon ombucmani, Ixhet Memeti, njofton Portalb.mk.

Reagimet e Avokatit të Popullit vijnë pasi që dje Kuvendi nuk a pasur mjaftueshëm numër të deputetëve dhe nuk u votuan masat e propozuar me të cilat do të obligohej Qeveria që të miratojë vendime për përmirësimin e gjendjes në fushën e të drejtave të njeriut.

Memeti është takuar me grupet parlamentare tëë LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, ata e kanë pranuar gabimin dhe janë pajtuar se duhej të votohen rekomandimet, por Avokati i Popullit paralajmëroi se sot të njëjtat do t’i dorëzojë në Qeveri që t’i shqyrtojë në seancë.

“Do të kërkoj që t’i shqyrtojnë në seancë dhe t’i konfirmojnë masat, por edhe t’i obligojë organet udhëheqëse që t’i zbatojnë, ndërkaq pas gjashtë muajve të japin raport për atë se çfarë kanë zbatuar”, tha Memeti.

Ai vlerësoi se Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetje më të madhe mu nga Kuvendi me të cilën duhet të jetë kontrollues më i madh i pushtetit.

“Kuvendi nuk arriti që ta luaj rolin që ja jep Kushtetuta, të jetë kontrollues i pushtetit ekzekutiv. Apeloj që të mos e lëshojnë këtë rol”, porositi Avokati i Popullit.

Miratimi i masave nga raporti i Avokatit të Popullit nga ana e deputetëve dhe obligimi i Qeverisë që t’i zbatojë të njëjtat duhej të ndodh për herë të parë pasi që u ndërrua ligji për Avokatin e Popullit pas krizës politike në vend, ndërkaq është e rekomanduar edhe nga grupi i ekspertëve të Pribesë.

Për rikujtim, dje vetëm 37 deputetëve votuan “për”, pesë ishin “kundër” dhe një ishte “i përmbajtur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button