Maqedonia gati për “Gongun e artë”

Përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë në boks, Petre Çurlinovski e ka shpallur listën e reprezentuesve që do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Gongu i artë”, që do të zhvillohet të premten me luftërat gjysmëfinale dhe të shtunën me ato finale. Maqedonia do të përfaqësohet me këta boksier, Jasin Lama, Artan Aliu, Lulzim Ismaili, Alim Nasufi, Almir Nurishov dhe Denis Muaremovski.

Në “Gongun e artë” pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, ndërsa deri në mbrëmje pritet konfirmim edhe nga disa shtete tjera. /Portalb.mk/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button