Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO

Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, së bashku me delegacionin e Ministrisë sot realizuan një vizitë pune në Republikën e Sllovenisë.

Gjatë vizitës Ministri Besimi realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Alesh Hojs, ku u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy shteteve në të gjitha sferat, e  sidomos në sferën e mbrojtjes. 

“Nga aspekti i mbrojtjes, bashkëpunimi i sotëm është në nivel shumë të lartë dhe kjo tregon se kemi një hapësirë të gjerë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit”, theksoi Ministri Besimi pas takimit.

Ministri i mbrojtjes i Republikës së Sllovenisë, Alesh Hojs, në lidhje me përkrahjen ndaj Maqedonisë për integrimin e saj euroatlantik, potencoi se Maqedonia është e gatshme dhe e aftë për t’iu bashkangjitur shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Sllovenia e përkrah Maqedoninë në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, ashtu siç e ka përkrahur gjithmonë. Ne mendojmë se Maqedonia është mjaftueshëm e pjekur dhe se është në nivel të duhur për të bërë një hap përpara drejt anëtarësimit në NATO gjatë Samitit të Çikagos. Të gjithë e dimë se tani nuk është koha adekuate, duke pasur parasysh gjendjen në Greqi për shkak të situatës ekonomike, si dhe për shkak të zgjedhjeve, por ne mendojmë se mund t’ju dëshmojmë se Maqedonia duhet të bëjë një hap para në këtë aspekt dhe se ajo është e gatshme për ta bërë një gjë të tillë.” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button