Kumanovë: Panairi i librit me më shumë vizitorë se vitet e kaluara

Në Kumanovë sot edhe zyrtarisht u mbyll panairi i 9-të me radhë i librit , i cili u mbajt në organizim të Lidhjes së botuesve shqiptarë e në të cilin morën pjesë 12 shtëpi botuese edhe atë tetë nga Maqedonia dhe katër nga Shqipëria kurse munguan shtëpitë botuese nga Kosova. Sipas kryetarit të Lidhjes së botuesve shqiptarë, Sevim Ahmeti, panairi i sivjetmë ishte ndër më të vizituarit viteve të fundit. 
“Jemi të kënaqur nga panairi i sivjetmë, si për nga numri i vizitorëve, poashtu edhe nga numri i librave të shitur, që do të thotë se adhuruesit e fjalës së shkruar shfaqën interesim më të madh për tu furnizuar me tituj të rinjë” na deklaroi Sevim Ahmeti , i cili gjithashtu na njoftoi se prej nesër për tre ditë radhazi Panairi i librit do të hapet në Tetovë.    

Lajme të ngjashme

Back to top button