Spasovski: Larja e parave njëra ndër segmentet bazike në financimin e terrorizmit

Njohja me bazat dhe dallimet e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, identifikimit të klientëve me rrezik të lartë dhe ndjekjes së drejtë dhe zbulimit të transaksioneve të dyshimta. Këto janë një pjesë e qëllimeve të konferencës së parë ndërkombëtare që po mbahet në Shkup, në organizim të Akademisë Bankare dhe Teknologjisë Informative ABIT.

Në hapjen e konferencës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, prokurorja publike Lence Ristoska, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe ekspertë nga Izraeli.

Ministri Spasovski potencoi se problemi i larjes së parave është një ndër segmentet themelore në financimin e operacioneve terroriste.

“Institucionet  e obliguara për zbatimin e ligjit duhet dhe patjetër, me intensitet përkatës, ta avancojnë dhe përshtatin gatishmërinë e tyre për kundërshtim efikas ndaj sfidave qi i sjell fenomeni i larjes së parave. Veçanërisht në pjesën e ekipimit kadrovik cilësor dhe vendosjes normative dhe shtrirjes. Logjistika në ato detyra duhet të vijë pikërisht nga ekipi i ekspertëve dhe profesional”, theksoi Spasovski.

Prokurorja speciale publike Ristoska theksoi se larja e parave përfshin disa fusha, të gjitha fushat nga puna financiare dhe rendi i përgjithshëm. Sipas saj, zgjidhja e këtij problemi duhet inkluzivitet të të gjithë faktorëve në shoqëri dhe qasjes ndërdisiplinore.

“Republika e Maqedonisë duhet më në fund të marrë  qasje më serioze në luftën kundër larjes së parave. Qasja duhet të jetë ndërdisiplinore dhe duhet të gjithë faktorët aktiv në shoqëri, si sektori bankar, institucionet financiare ashtu edhe prokuroritë, të mbështetur nga policia, të gjithë së bashku të qëndrojmë përpara në luftën kundër larjes së parave dhe krimit financiar”, tha Ristoska pas hapjes së konferencës.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi theksoi se në të kaluarën ka pasur shumë raste të larjes së parave, ndërsa në disa herë, siç tha, kanë dashur t’i legalizojnë paratë e pista.

“Ne si institucion jemi këtu t’i parandalojmë dhe besoj se shumë shpejt  do t’i pastrojmë ato raste”, tha Muaremi.

Duke u përgjigjur një pyetjejen e gazetarëve Muaremi tha se policia financiare punon intensivisht dhe aktivisht në disa raste dhe paralajmëroi opinioni së shpejti do të informohet rreth tyre.

“Ta lëmë sepse është në fazën parahetimore, policia financiare ta  zbatojë hetimin”, tha Muaremi. Shtoi se mes të prekurve ka edhe politikanë, biznismenë nga të gjitha fushat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button