Nxënësit shqiptarë njohës më të mirë të BE-së

Kumanovë, 9 maj – Në kuizin e organizuar me temën “Sa e njohim BE-në”, në të cilin morën pjesë ekipe nxënësish nga të gjitha shkollat e mesme në qytetin e Kumanovës, nxënësit shqiptarë zunë vendin e parë duke treguar njohuri më të mëdha për Bashkimin Evropian.

Në këtë kuiz ngadhnjyen nxënësit e shkollës së mesme ekonomike Anesa Haliti dhe Blerim Rushiti, të cilët ishin bindshëm më të mirë se sa ekipet e shkollave të tjera. 

Përndryshe kuizi në fjalë është pjesë e aktiviteteve të organizuara për nder të shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button