Sot mban seancë Qeveria, ja për çfarë do të debatohet

Qeveria sot do ta mbajë seancën e 36-të në të cilën do të shqyrtojë çështje nga shumë fusha dhe mes tyre edhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për nëpunësit administrativë.

Në rend dite të seancës është Dekreti për sistemimin e mallrave të caktuara në Nomenklaturën e kombinuar në pajtim me rregullativat e Komisionit evropian, ndërsa në propozim të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike do të shqyrtohet informacioni për arritjen e memorandumit për mirëkuptim me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për programin për zhvillimit të balancuar të qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal.

Në propozim të Sekretariatit të përgjithshëm, ministrat do të debatojnë edhe për propozim-ndryshimet e Vendimit për formimin e Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe sektorit civil.

Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore do të shqyrtohen propozim-ndryshimet e Vendimit për themelimin e Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe informacionin për nevojën nga dorëzimi i aplikacionit për sigurimin e ndihmës teknike grant mjete nga Plani i akcizës CONNECTA për projektin “Ndërtimi i vendkalimit të përbashkët hekurudhor me përmbajtje shoqëruese ‘Tabanoc’ midis Maqedonisë dhe Serbisë, për ndërtimin e dokumentacionit teknik për rrugë qasëse midis vendkalimit rrugor dhe hekurudhor”.

Në propozim të Ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” në këtë seancë qeveritare do të shqyrtohet informacioni për zbatimin e pyllëzimit të paraparë me aksionin “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” për pjesën e vjeshtës në vitin 2017.

Para anëtarëve të Qeverisë në seancën e sotme, Drejtori për kryerjen e sanksioneve do ta prezantojë informacionin për përparimin e projektit “Rikonstruim i institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë” dhe informacionin për ndërtimin e sektorit për paraburgim me objekte shoqëruese dhe sallë gjyqësore në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Idrizovë”.

Ministrat në qeveri në seancën e sotme do të debatojnë edhe për propozim-ndryshimet e Rregullores për mënyrën dhe procedurën e kryerjes së kontrolleve zyrtare të prodhimeve me prejardhje shtazore dedikuar për konsumim njerëzor, në propozim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, si dhe propozim-ndryshimet e Programit për mbështetje financiare në peshkatari dhe akua kulturë për këtë vit.

Nga ana e Ministrisë së Ekonomisë do të prezantohet informacioni për rrjedhën e negociatave për inkuadrim ndaj marrëveshjes së Organizatës tregtare botërore për furnizime publike me propozim-tekst të ofertës fillestare, ndërsa do të shqyrtohet edhe informacioni në lidhje me evaluimin e kryer nga thirrja publike për ndarjen e koncesioneve për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndëve të para minerale. Në rend dite është edhe informacioni në lidhje me sjelljen e Programit për ndryshim të Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2017. Ministrat do ta shqyrtojnë edhe informacionin në lidhje me sjelljen e Programit për ndryshim të Programit për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për sisteme termale diellore të blera dhe të ndërtuara në amvisëri dhe për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për dritare  PVC ose të aluminit të blera ose të ndërtuara në amvisëri për vitin 2017.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, qeveria sot do ta shqyrtojë raportin për realizimin e Programit për realizimin e “Strategjisë për zhvillim të energjetikës për periudhën nga viti 2013 – 2017”, për vitin 2016, ndërsa Drejtoria për të ardhura publike, në propozim të Ministrisë së Financave do ta prezantojë informacionin e Drejtorisë për të ardhura publike për progres në realizimin e projektit “E-Ankande – shitje e mallit të konfiskuar për pagesën e borxheve tatimore në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2017”.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në seancë do ta prezantojë informacionin për përparimin në zbatimin e BE-IPA projektit “Ndërtimi i stacionit të pastrimit për ujërat e zeza Prilep”.

Në seancën e sotme qeveritare është edhe Propozim-zgjidhja për emërimin e kryetarit, personit nacional për kontakt, anëtarë dhe sekretar të Komisionit nacional për armë të vogla dhe të lehta, si dhe raportet për punën e shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqatave dhe kompanive tjera në pronësi shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button