Carovska: Për vazhdimin e pushimit të lindjes të nevojshme janë analiza paraprake

Që të flitet për vazhdimin eventual të pushimit të lindjes fillimisht duhet të ketë debat të gjerë publik dhe analiza gjithëpërfshirëse për aspektet pozitive dhe negative dhe të bëhen analiza çka fitohet dhe çka humbet. Edhe gjatë vazhdimit eventual, duhet të mendohet në dobi të kësaj të drejte për të dy prindërit, sepse pa barazi gjinore nuk mund shoqëria të shkojë përpara.

Ky është qëndrimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në lidhje me propozimin për vazhdimin e pushimit të lindjes prej 9 në 18 muaj, që është në rend dite në Kuvend dhe është propozuar nga një grup deputetësh.

Çdo iniciativë qytetare që do të hyjë në Kuvend, ose iniciativa e deputetëve, thotë ministrja, duhet të shqyrtohet hollësisht dhe është shumë me rëndësi çdoherë të shikohen më gjerësisht të gjitha ligjet, sepse, siç tha, çdoherë ka dy anë të monedhës në sjelljen e ligjeve.

Është e nevojshme, tha, paraprakisht të bëhen llogari dhe analiza, të ketë debat të të gjitha palëve të rrezikuara, sindikatave, punëdhënësve, shoqatave të grave, organizata tjera analiste të cilat punojnë në vlerësime financiare.

мајка со бебе

“Mendoj se duhet të ulemi në një debat, të shohim çka do të fitojmë dhe çka do të humbim nëse kemi 18 muaj pushim të lindjes dhe nëse këtë duhet ta lidhim vetëm për gruan ose duhet të kemi ndonjë pushim të kushtëzuar të lindjes, i cili do të jetë me pagesë edhe për partnerin tjetër. Gjegjësisht, nëse e shfrytëzon njërën pjesë babai, ndërsa nëna të mund ta shfrytëzojë pjesën tjetër ose anasjelltas, sepse pa barazi ose përfaqësim gjinor në një shoqëri nuk mund të shkojmë përpara”, deklaroi Carovska, pas konferencës për sipërmarrësi sociale.

Në Maqedoni thotë 50 për qind e grave janë joaktive dhe për këtë nuk mund të thuhet se shoqëria tërësisht e shfrytëzon potencialin njerëzor që e ka.

Grupi i deputetëve të cilët e propozuan ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës për vazhdimin e pushimit të lindjes thotë se këtë e bën si mbështetje të nismës qytetare për vazhdimin e pushimit të lindjes, i cili është dorëzuar nga ana e propozuesit të autorizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, por është hedhur poshtë si i çrregullt.

Qëllimi bazë për të cilin propozohet sjellja e këtij ligji, thuhet në sqarim, është mbrojtja e shëndetit psikofizik të foshnjave, me vazhdimin e pushimit të lindjes prej 9 në 18 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button