Komiteti i Helsinkit e ka ftuar Kuvendin t’i miratojë rekomandimet e Pribesë për të drejtat e njeriut

Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë kërkoi nga deputetët e Kuvendit që urgjentisht t’i votojnë rekomandimet e Komisionit të Pribesë për të drejtat e njeriut, të përfshira në raportin e Avokatit të Popullit. Të njëjtën e ka kërkuar sot edhe VMRO-DPMNE-së nga partia kur u votua për raportin, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë refuzoi që ta obligojë Qeverinë që t’i miratojë gjendjet në sferat e të drejtave të njeriut me masat konkrete të përfshira në raportin e Avokatit të Popullit, pasi që nuk a pasur mjaftueshëm deputetë. Apelojmë deri te deputetët, veçmas deri te shumica parlamentare, që në afat sa më të shkurtër t’i votojnë masat e përfshira në raportin e Avokatit të Popullit, ku janë të theksuara rekomandimet e Pribesë. Është jo-serioze që shumica parlamentare të mos sigurojë kuorum që të votohen masat e këtilla të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button