Xhaferi-Breth: Kërkojmë transparencë në procesin gjyqësor të vrasjes së pesëfishtë

I patjetërsueshëm është një proces gjyqësor i drejtë dhe transparent, për të gjithë të dyshuarit për vrasjet në Smillkovcë. Kështu kanë konkluduar zv/ kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Ralf Breth pas një takimi të realizuar sot.

“Respektimi i vlerave etnike, fetare dhe kulturore, është kusht themelor për mirëbesimin mes komuniteteve të ndryshme në një vend multietnik. Vetëm proces i drejt, transparentë dhe  i paanshëm, do të evitojë të gjitha dyshimet për procese të gjykimit kolektivë” shkruhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i Xhaferit.

Ai dhe Breth kanë biseduar për gjendjen aktuale në vend,  proceset integruese – anëtarësimi në NATO dhe BE, si dhe marrëdhënie.

Nga takimi i’u bë thirrje shoqërisë civile, bashkësive fetare si dhe institucioneve dhe organizmave të tjerë të japin kontributin e tyre,  për ruajtjen e tolerancës, marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vend . 

“Zëvendëskryeministri Xhaferri ripërsëriti qëndrimin se implementimi  i  Marrëveshjes së Ohrit, është kusht për krijimin e mirëbesimit ndërmjet etniteteve dhe  hap  rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE” shkruhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i Xhaferit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button