Taravari: Arka e komunës është e zbrazur, nuk dihet saktësisht sa është lartësia e borxheve

Kryetari i ri i Gostivarit, Arben Taravari, në takim me përfaqësuesen e përhershme të lartë të UNDP-së, Louiza Vinton, ka theksuar se nga ish kryetari, Nevzat Bejta, ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia e të cilave akoma saktësish nuk dihet, njofton Portalb.mk.

Taravari e njoftoi Vinton me programin zgjedhor i cili tashmë duhet të implementohet në praktikë duke përfshirë sferat më jetike siç janë arsimi, mbrojtja e ambientit jetësor, zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik lokal, transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit e të tjera.

“Njëherit, Taravari falënderoi Vinton për bashkëpunimin e deritashëm me komunën e Gostivarit, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim akoma më të thellë dhe më transparent në të ardhmen, duke e siguruar atë se ai administrata komunale do të jenë partnerë të denjë për bashkëpunim. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Louiza Vinton, uroi kryetarin Taravari për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri që krahas projekteve aktuale të financuara nga ana e UNDP-së, në të ardhmen të financohen projekte akoma më të mëdha dhe më të rëndësishme”, thuhet nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button