Instagram tejkaloi 50 milionë konsumatorë

Instagram po vazhdon të zhvillohet edhe përkundër jokënaqësisë nga disa shfrytëzues që Facebook ka blerë shërbimin për 1 miliardë dollarë. Mendimi ishte se pasi ka qenë pjesë e Facebook, atëherë Instagram më nuk është cool. Por, këto janë vetëm absurditete.

Tani Instagram po shton nga 5 milionë konsumatorë të rinjë çdo javë dhe ka rreth 50 milionë konsumatorë. Vetëm para tre muajve, në janar, shërbimi kishte numër modest prej 12 milionë konsumatorëve. 

Rreth 10 milionë konsumatorë kanë ardhur në fillim të muajit prill atëherë kur u shpall versioni Android. Ky version ka qenë i shkarkuar mbi një milionë herë për vetëm për 24 orë pas shpalljes. Por, pjesa më e madhe, të ashtuquajturit “40 milionë “ janë sigurisht iPhone shfrytëzues. 

Kur e bleu shërbimin, Facebook premtoi se do t’a lë të funskionon pavarësisht prej rrjetit. Ndoshta rrjeti social pret që Instagram të tërheq edhe më tepër konsumatorë para se të bën ndonjë inplementim më serioz./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button