Petrov: VMRO dhe BDI të apelojnë në qetësimin e pasioneve

Republika e Maqedonisë është duke kaluar një periudhë mjaft të ndjeshme, ku një nga prioritetet më të rëndësishme është ruajtja e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vendin tonë, thekson sekretari I LSDM-së Andrej Petrov në pres-konferencën e sotme.

LSDM i dënon të gjitha aktivitetet, pavarësisht se prej nga vijnë, të cilat dëmtojnë këto vlera të përhershme dhe të domosdoshme të shoqërisë sonë.

“Edhe përkundër asaj se e drejta e protestës është e drejtë kushtetues e garantuar dhe si të tillë në asnjëmënyrë nuk e kontestojmë, apelojmë për durim, përmbajtje, të mbizotërojë arsyeja, e veçmas të mos orientohen në çfarëdo dhune dhe manipulimi me ndjenjat e qytetarëve”, thekson Petrov.

Procedura ligjore e institucioneve kompetente shtetërore, e cila duhet tërësisht ta zbardh vrasjen e pesëfishtë, mund të kontribojë për qetësimin e pasioneve dhe heqjen e të gjitha spekulimeve të cilat u paraqitën në opinion, deklaruan nga LSDM.

“Ndërkohë, duke u nisur nga fakti se më përgjegjëse për gjendjen aktuale në shtet është Qeveria, e shfrytëzojmë këtë rast që t’u bëjmë thirre partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së t’i harmonizojnë qëndrimet e ndërsjella dhe përfundimisht dhe me pamëdyshje të përcjellin apel për qetësimin e pasioneve”, thekson Petrov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button