Orientimi kombëtar i shqiptarëve ka qenë gjithmonë pro vlerave evropiane, deklaroi Teuta Arifi

 “9 maji është fillim i ndërtimit të konceptit jo vetëm i fitores mbi të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe i ndërtimit të konceptit të pajtimit. Shqiptarët nuk flasin për Evropën, sepse kanë nevojë t’i vardisen Evropës, por për arsye se vërtetë në aspektin kombëtar rajonal, kanë dëshmuar se ndajnë pikërisht ato vlera. Ne, shqiptarët, pas viteve të 90-ta, idealet e një populli, i cili ishte i ndarë, i ndërtuam jo në koncepte kontraverse si fqinjët tanë në kuptimet e tyre të ndërtimit të hapësirave duke marrë hapësira prej tjerëve, por duke ndërtuar konceptim tonë të bashkimit në frymën e Bashkimit Evropian. Unë mendoj se kjo është njëra prej përparësive kryesore që kanë shqiptarët në këto troje” deklaroi Teuta Arifi, zv kryeministre për çështje evropiane. 

Lajme të ngjashme

Back to top button