Buxheti për vitin 2018, “Skopje Smog Alarm”: 1% nga BVP të ndahet për mbrojtjen e mjedisit jetësor

“Në lidhje me propozim-buxhetin për vitin 2018, kërkojmë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të formojë fond të veçantë për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të ndajë më së paku 1% të BPV-së së projektuar për vitin 2018”, kjo është thirrja e unionit të eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të gjendjes katastrofale ekologjike në Maqedoni, vlerësojmë se Qeveria duhet të ndaj rreth 1% të BPV në fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit jetësor. I bëjmë thirrje që të përgatit plan aksionar dhe projekte përkatëse për kërkimin e mjeteve. Sa për ilustrim për prioritarizmin e keq të politikave publike në 10 vitet e fundit, janë gabuar së paku 700 milionë euro në projektin “Shkupi 2014”, ndërkaq buxheti vjetor i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mes 5 dhe 10 milionë euro”, thonë nga Skopje Smog Alarm”.

Ata rikujtojnë të dhënat e “Eurostat-it” ku, në vitin 2015 “Sllovenia ka ndarë 389 milionë euro për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërkaq Bullgaria 358 milionë euro”.

“Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtje të mjedisit jetësor në 28 qeveritë e BE-së kanë arritur vlerën 0.8% nga BPV-ja. Rikujtojmë se sipas Bankës Botërore (2015), si pasojë e ndotjes së ajrit, ekonomia e Maqedonisë në vitet e fundit është në 0%. Ky trend patjetër duhet të ndalojë”, shtojnë nga “Skopje Smog Alarm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button