Tramp kërkon 5,3 milionë dollarë shtesë për mbrojtjen

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp nga Kongresi amerikan ka kërkuar aprovimin e katër miliardëve dollarë shtesë për avancimin e mbrojtjes raketore dhe 1,2 miliardë dollarë për rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan dhe për kundërshtimin e kërcënimeve të Koresë së Veriut.

“Kjo kërkesë paraqet mbështetje për përpjekjet shtesë të SHBA-së t’i zbulojë, shkatërrojë dhe të mbrohet nga çfarëdo qoftë përdorimi koreanoverior të raketave balistike në territorin e saj, fuqi, aëeatë apo partnerë”, theksoi Tramp në letrën dërguar Kongresit.

Në kërkesën për mjete shtesë buxhetore, presidenti amerikan theksoi se në Azinë Jugore do të sistemohen edhe 3.500 ushtarë.

Ai ka kërkuar edhe 700.000 dollarë për riparimin e anijeve të Marinës ushtarake pas përplasjeve të tyre të paradokohshme.

Tramp paraprakisht ka kërkuar 9,9 miliardë dollarë për periudhën deri më 30 shtator të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button