Sulme kibernetike ndaj faqeve të Gjykatave të Maqedonisë nga hakerët shqiptarë “Anonymous Albania”

Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, i ka sulmuar mbrëmë faqet zyrtare të Gjykatës Penale (www.sud.mk) dhe Supreme të Maqedonisë (www.vsrm.mk) në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, pjesa më e madhe e të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.

Faqet sot janë rikthyer punës.

“Faqet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOWN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albania” në Facebook.

“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button