Tramp arriti në Korenë Jugore

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot arriti në Korenë Jugore, vendi i dytë nga turneu i tij 12 ditor në Azi.

Koreanojugorët parashikojnë se vizita shtetërore e Trampit mund t’i forcojë tensionet me liderin e Koresë Veriore Kim Xhong-un, i cili nuk heq dorë nga synimi  që vendi i tij të krijojë armë bërthamore, që do të mund ta godasë territorin e SHBA-së.

Tramp do të realizojë takim me presidentin e Koresë Jugore, Mun Xhae-in.

Për shkak të vizitës, siguria në vend është në nivel më të lartë.

Siç lajmëron MIA, Tramp paraprakisht e vizitoi Japoninë ku realizoi takim me mbretin japonez, Akihito dhe kryeministrin, Shinxo Abe.

Gjatë vizitës me Abe, ai bisedoi për krizën me Korenë Veriore, si dhe për çështje tjera bilaterale.

Tramp në kuadër të turneut 12 ditor në Azi, përveç Japoninë dhe Korenë Jugore do t’i vizitojë edhe Kinën, Vietnamin dhe Filipinet, ku me liderët e atyre vendeve do të bisedojë edhe për politikën e koordinuar ndaj Koresë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button