Haradinaj u premton përkrahje familjarëve të të dënuarve në “rastin Kumanova”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. Ai u ka premtuar përkrahjen e qeverisë. Haradinaj, sipas njoftimit nga kryeministria, dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni, shkruan Koha.net.

Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.

“Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi”, thuhet në fund të njoftimit nga zyra e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button