Zaev – Kurc: Austria jep mbështetje të vazhdueshme për eurointegrimin e Maqedonisë

Kryeministri Zoran  Zaev, sot në Vjenë realizoi takim joformal me ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Austrisë dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së re Sebastian Kurc, në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi aktiv politik, ekonomik dhe sektorial i të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev, siç informojnë nga Kabineti i tyre, ia ka uruar fitoren në zgjedhjet e para pak kohësh parlamentare ministrit Kurc dhe i ka dëshiruar sukses në punën si kancelar i ardhshëm i Austrisë. Kurc i është falënderuar dhe i është përgjigjur me urim për suksesin e madh të cilin e ka realizuar koalicioni qeveritar në Maqedoni për zgjedhjet e zbatuara lokale demokratike.

Në takim, kryeministri Zaev e ka informuar ministrin austriak për progresin në realizimin e planit reformues 3-6-9. Të dy janë dakorduar dhe reformat shkojnë në drejtim të vërtetë dhe se ashtu duhet të vazhdojnë.

Lidhur me sfidën e përbashkët nga kriza migruese kryeministri ka konfirmuar se “Maqedonia mbetet e përkushtua dhe partner i besueshëm i BE-së në zbatimin e sfidave që i hapi kriza emigruese. Pikërisht për këtë seria e masave në pjesën e emigracionit janë në krye të prioriteteve të planit reformues”.  Средба Заев-Курц2

Zaevi ka theksuar se Austria është investuesi më i madh i vetëm dhe i mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Ai është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e fiton nga Austria në procesin e integrimeve evropiane të vendit dhe vlerësoi se është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i volitshëm që Austria do të jetë kryesues me BE-në në gjysmën e dytë të vitit 2018.

“Ne jemi të përkushtuar në procesin e reformave vendore dhe do të japim rezultate, ndërsa nga ana tjetër presim tregues të qartë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe fillim të negociatave në vitin 2018”, ka thënë kryeministri Zaev, theksohet në kumtesë.

Në takim është konstatuar se Austria e ndjek procesin e reformave demokratike në Maqedoni dhe është e gatshme t’i mbështesë reformat për t’i dhënë rezultatet e pritura, si dhe se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për Austrinë dhe mbetet e interesuar t’i zhvillojë relacionet politike dhe ekonomike me të gjitha vendet e rajonit.

Maqedonia luan rol kyç në përballjen me krizën e emigrantëve në vitin 2015 dhe për Austrinë është i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë fushë të mbetet në nivel të lartë dhe të kënaqshëm. Në këtë kuptim Austria është mike dhe partnere e cila është e gatshme të sigurojë ndihmë dhe mbështetje.

Средба Заев-Курц3

Kryeministri Zaev dhe ministri dhe mandatari Kurc u pajtuan se së shpejti pas formimit të Qeverisë në Austri, në fillim të vitit të ardhshëm, Kurc do ta vizitojë Maqedoninë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis dy shteteve.

Kryeministri Zaev sot mori pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Dialog për ardhmërinë 2017”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button