Kosovë, janë arrestuar 114 persona për substanca narkotike

Autoritetet e rendit në Kosovë në një aksion me moton, “Stop drogave në shkolla”, gjatë muajit tetor kanë arrestuar 114 persona të dyshuar, prej tyre 38 shpërndarës dhe 76 konsumues të drogës.

“Policia e Kosovës gjatë periudhës njëmujore, ka vë në pranga 114 persona të dyshuar, prej tyre 38 shpërndarës dhe 76 konsumues të drogës. Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 metra, rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve, sipas Policisë së Kosovës, 25 janë nxënës të shkollave të mesme.

Policia e Kosovës në këtë aksion një mujor thuhet të këtë konfiskuar rreth 4 kilogram marihuanë dhe lloje të tjera të drogave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button