Kuvendi miratoi raportet vjetore për punën e agjencive shtetërore si dhe ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e pasdites të seancës së 12-të sot i miratoi propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit dhe Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës në proces të inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas votimit e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se Kuvendi do të vazhdojë me punë nesër në orën 11:00.

Xhaferi, paraprakisht publikisht iu falënderua deputetëve të partive VMRO-DPMNE dhe BESA për mundësimin e punës dhe sjelljen e vendimeve.

Të dy propozim ligjet i sqaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në sqarimin e propozimit për ratifikimin e Marrëveshjes nga Parisi, Dimitrov tha se bëhet fjalë për marrëveshjen e parë universale dhe të detyrueshme ligjore kushtuar përpjekjeve globale për uljen e ndryshimeve klimatike.

“Marrëveshja e Parisit është miratuar në seancën e 21-të të palëve të konventës kornizë të KB-së për ndryshime klimatike. Ishte e hapur për nënshkrim më 22 prill të vitit 2016, kur Republika e Maqedonisë e nënshkroi. Së bashku me korrikun e këtij vitit 151 shtete prej gjithsej 197 e kanë ratifikuar”, tha Dimitrov.

Dimitrov, në sqarimin e marrëveshjes me BeH tha se ai bazohet në  bazat e interesit strategjik të të dyja shteteve mike për anëtarësim në BE.

“Marrëveshja u nënshkrua më 20 prill të këtij vitit. Në thelb dakorduam bashkëpunim në sferat e dialogut politik, ekonomik dhe tregtar, qarkullimin e punës dhe kapitalit, formimin dhe dhënien e shërbimeve, harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së, bashkëpunim në gjyqësi dhe punët e brendshme, si dhe bashkëpunimin në fusha të tjera”, deklaroi Dimitrov.

Kuvendi miratoi shumë raporte vjetore për punën e agjencive shtetërore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë u deklarua për raportet vjetore dhe planet financiare të shumë komisioneve dhe agjencive shtetërore.

Deputetët, mes tjerash, e shqyrtuan edhe Raportin vjetor të RTVM-së për vitin 2016.

Snezhana Klinçarova nga RTVM-ja theksoi se për vitin e kaluar servisi publik radiodifuziv ka realizuar punë pozitive me përfitim të evidentuar në fund të vitit.

Deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev theksoi se raportin do ta mbështesin me qëllim që të mos i pengojnë procedura kuvendore. Tuntev paralajmëroi ndryshime në RTVM të cilat do të iniciohen nga njerëz të cilët në mënyrë profesionale merren me aktivitet media dhe me gazetari.

Deputetja Nevena Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se në vitin 2016, RTVM-ja ka pasur ofertë jo më pak se cilësore programuese. Për Stamenkovska e rëndësishme është pjesa që ka të bëjë me ndjekjen e zgjedhjeve në vitin 2016 për të cilat tha, ka kaluar në rendin më të mirë dhe që është vlerësuar pozitivisht.

Deputetë e shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor të punës së Entit shtetëror për revizion në vitin 2016.

Deputetët mes raporteve të tjera i miratuan edhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë për komunikimet elektronike për vitin 2016, raportin vjetor për punën e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele për vitin 2016, raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

Ata e miratuan edhe Propozim vendimin për miratimin e Raportit vjetor për punën e  Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2016, Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për propozimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas debatit e ndërpreu seancën e gjashtë, e cila është paralajmëruar se do të vazhdoj nesër në orën 11.00 sipas pikave për votim.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button