Maqedonia nuk është njoftuar me mundësitë që i ofron Ligji i ri për mbrojtjen e informatorëve

Shoqëria e Maqedonisë nuk është njoftuar me mundësitë që i ofron Ligji i ri për mbrojtjen e informatorëve dhe për këtë nevojitet promovim i këtij koncepti në funksionin e parandalimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në institucione të ndryshme, deklaroi sot Misha Dokamnoviq nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim.

“Ligji i ri ofron mundësi informatorët të mbrohen dhe si në suaza të vetë institucionit nëse punojnë ose janë pranues të shërbimeve, por edhe të jashtëm nëse ka njohuri për atë se po bëhen keqpërdorime në suaza të institucioneve të ndryshme në vend. Ligji i ofron mbrojtje nëse paraqet dyshim se janë bërë keqpërdorime”, deklaroi Dokaмnoviq.

Theksoi se sfida më e madhe në Maqedoni nuk janë ligjet, por implementimi i tyre.

“Nëse i shikoni raportet e Komisioniт shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka regjistruar informatorë të paraqitur deri tani nga miratimi i Ligjit, kështu që ky koncept është ende i ri dhe bëhet fjalë për koncept i cili është karakteristik për sistemin anglosanskon dhe në këtë drejtim për këtë duam provonim të tij”, deklaroi Dokmаnoviq.

Sipas drejtorit për punë juridike në Projektin për qeverinë përgjegjësi nga Uashingtoni Tom Devjan, Maqedonia ka një prej ligjeve më të mira për mbrojtjen e informatorëve në Evropë në letër, por ende nuk ka lëshuar rrënjë dhe nuk ka ndikim të madh në realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button