Shqipëri, 39 fëmijë abuzohen seksualisht

39 fëmijë shqiptarë kanë rënë pre e trafikimit me qëllim shfrytëzimin seksual. Kjo u bë e ditur në raportin e përgatitur prej ekspertëve të OKB-së. Sipas Dirk Rombouts trafikimi i qënieve njerëzore është një çështje mjaft e prekshme dhe vitet e fundit ka pësuar rritje sidomos në Ballkanin Perëndimor.

“Trafikimi i qënieve njerëzore është një shkelje e të ndjeshme për të gjithë shoqërinë. Vitet e fundit kemi rritje të trafikimit dhe në Ballkanin Perëndimor janë 2.45 milion persona ku përfshihen gra dhe fëmijë. Ky fenomen është kombëtar dhe ndërkombëtar dhe siguron mjaft të ardhura. Në Shqipëri 39 fëmijë janë trafikuar gjatë vitit 2011 ndërkohë që janë hapur 6 procese të ndjekjes penale. Grupet më të prekshme mbeten fëmijët e rrugës dhe pikërisht për këtë duhet të ndërmerren masa për rikthimin e tyre në shkollë” theksoi Rombouts.

I pranishëm në këtë seminar ministri i brendshëm Bujar Nishani prezantoi punën e bërë prej këtij institucioni ku ndër të tjera pranoi se mbetet ende për tu bërë.

Në këtë workshop u diskutua për problem që lidhen me trafikimin e fëmijëve dhe për gjetjen e mënyrave efikase për luftimin e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button