Filloi me punë Fondi për Ballkanin Perëndimor

Me ekipimin e personelit të zgjedhur me anë të procesit të evaluimit dhe selektimit këtë fundjavë në Tiranë edhe zyrtarisht filloi me punë Sekretariati i Fondit për Ballkanin Perëndimor – UBF, qëllimi i të cilit është përkrahja e projekteve të përbashkëta të shoqërisë qytetare, për përforcimin e kontakteve mes njerëzve dhe proceseve të përgjithshme të bashkëpunimit rajonal.

Siç kumtuan nga VBF, në ceremoninë e organizuar me këtë rast në hapësirat e fondit në Tiranë, drejtori ekzekutiv Gjegj Mura, tha se një grup i profesionistëve me përvojë nga rajoni ynë janë të gatshëm aktivisht të kontribuojnë për arritje të qëllimit të Fondit.

Anëtarët e rinj të personelit, të cilët vijnë nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgorica dhe Beogradi, patën mundësi të prezantohen para ambasadorëve të pranishëm nga rajoni dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, përfaqësuesve të ministrisë shqiptare për Evropë dhe Punëve të Jashtme dhe Delegacionit evropian në Tiranë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është fondi i parë i krijuar nga qeveritë e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe qëllimet e tij kyçe janë që ta përforcojnë bashkëpunimin mes anëtarëve të tij, t’i përforcojnë marrëdhëniet dhe kohezionin rajonal dhe gjithsesi ta avancojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të bëhet përmes promovimit të vlerave të përbashkëta mes qytetarëve, organizatave qytetare dhe aktorëve rajonalë, përmes përforcimit dhe sigurimit të qasjes konkrete në nivel “njerëzit-për-njerëzit”.

UBF (WBF http://westernbalkansfund.org) financiarisht do të përkrahë projekte të vogla dhe të mesme me qëllim kryesor: rritje të bashkëpunimit rajonal dhe tejkufitar dhe përforcimin e kohezionit rajonal në katër sferat kyçe në vijim: arsim dhe këmbime shkencore, bashkëpunim kulturor, bashkëpunim tejkufitar dhe rinor dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button