Kuvendi kaloi raportin për RTVM-në, ndryshimet duhet të vijnë nga profesionist

Edhe pas pauzës së gjatë të cilën kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e dha për shkak të numrit shumë të vogël të deputetëve të pranishëm, Kuvendi vazhdoi me të njejtën rrjedhë si edhe më parë- pa asnjë të paraqitur për fjalë, me votim ekspers apo për shkak të numrit jo të mjaftueshmë të deputetëve, votimi për pikat e caktuara shtyheshte për neser. Kur votohej, ajo ishte njëzëri “për” dhe pa asnjë kundër apo të përmbajtur, përcjell Portalb.mk. 

Deputetët u aktivizuan vetëm kur në rend të ditës erdhi raporti vjetor për RTVM-në për vitin 2016. Pas daljes së Snezhana Klinçarova më lidhje me raportin, për fjalë u paraqit Tomisllav Tunev, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev theksoi se raportin do ta mbështesin me qëllim që të mos i pengojnë procedura kuvendore. Tuntev paralajmëroi ndryshime në RTVM të cilat do të iniciohen nga njerëz të cilët në mënyrë profesionale merren me aktivitet media dhe me gazetari.

Më pas deputetët kaluan në pikën tjetër, miratimi i  planit finaciar për RTVM-në për vitin 2017, e cila kaloi ekspers pa vota kundër apo të përmbajtur.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button