Ministria e Drejtësisë i ka dërguar dokumentet për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar dokumentet për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit deri tek autoritetet greke, konfirmuan nga Ministria për MIA-n.

Gjykimi i Grujevskit dhe Boshkovskit në Selanik është caktuar për më 1 dhjetor.

Nga Ministria theksojnë se nuk dihet se kur mund të pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski akuzohen nga Prokuroria Publike Speciale për përgjimin ilegal dhe për shkatërrimin e sistemeve për përgjim, raste të njohura si “Fortesa”, “Targeti” dhe “Fortesa 2”.

Autoritetet e Maqedonisë pas tyre kanë shpallur urdhëarrest ndërkombëtar, ndërsa ata janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor, gjatë përpjekjes me pasaporta të rrejshme të largohen me aeroplanë për në Budapest. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button