Do të vlerësohen reformat dhe puna e gjyqësisë

Matrica për matjen e performancave në gjyqësi në Maqedoni, e cila sot është promovuar nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, duhet t’i ndihmojë sistemit gjyqësor të vlerësojë sfera të ndryshme të aktiviteteve dhe t’i evoluojë arritjet e reformave në sektorë konkretë.

“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillit gjyqësor çdo vit do të bëhet matje në mënyrën në të cilin zbatohen reformat, pasi që deri më tani në Maqedoni janë sjellë dy strategji për reforma në sistemin gjyqësor, ndërsa nuk kemi pikënisje prej së cilës mund të fillojmë me reformat e reja”, deklaroi në promovim Nikolla Jovanovski nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike.

Me hulumtimin, siç tha, do të përfshihen katër kategori të të anketuarve, para së gjithash gjykatësit dhe administrata gjyqësore, prokurorët publik, noterët, përmbaruesit dhe mediatorët, personat fizik dhe juridik si palë në kontestet gjyqësore dhe mediat, sektori joqeveritar dhe bashkësia akademike.

Hulumtimi, siç shtoi, do të bëhet çdo vit, ndërsa të dhënat të cilat do të fitohen do të zbatohen me të dhënat të cilat i ka Këshilli gjyqësor, si dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare. Matja, siç theksohet, do të zbatohet në gjysmën e parë të vitit 2018, me ç’rast informacionet dhe të dhënat do të publikohen.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji theksoi se strategjia e re për reforma në sistemin gjyqësor për periudhën e ardhshme prej pesë vjet do t’i vendos prioritetet e reja për reforma gjyqësore dhe zhvillim të mëtejmë.

Me Matricën, siç shtoi, për herë të parë gjyqësia në Maqedoni do të mundësohet me vlerësimin sistematik të reformave në bazë të kritereve të matshme dhe të qarta.

“Ruajtja e vizionit të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është forcë lëvizëse e cila do ta përforcojë edhe gatishmërinë e të gjithëve në mënyrë aktive dhe pa kusht të ballafaqohemi me sfidat të cilat na qëndrojnë”, tha Siliji dhe shtoi se Ministria e Drejtësisë mbetet në qëllimin për realizimin e aktiviteteve reformuese në sistemin gjyqësor.

Ambasadori britanik, Çarles Garet vlerëson se analiza për atë se si punon sistemi juridik në Maqedoni dhe të rezultateve të funksionimit do të mundësojë të identifikohen mënyrat se si të përmirësohet ai, me qëllim që të mundësohet zbatim i unifikuar i ligjeve.

“Matrica do të ndihmojë që të përmirësohet cilësia e punës së sistemit gjyqësor, do të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët, t’u ndihmojë qeverive të punojnë për qytetarët, gjykatave fillimisht dhe në mënyrë efikase të punojnë, ndërsa do të mundësojë edhe të dëgjohet zëri i sektorit civil dhe të mundësohet biznesi të bëjë profit”, theksoi Garet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button