Zagreb, arrestohet një shtetas i Maqedonisë për trafikim droge

Policia e Zagrebit te një shtetas i Maqedonisë ka gjetur një kilogramë heroinë dhe së bashku me të arrestoi edhe gjashtë të tjerë të cilët janë furnizuar me drogë në Maqedoni dhe të njëjtën e kanë shitur në Zagreb, njoftoi agjencia kroate “Hina”. Në këtë grup ka pasur edhe dy gra. Organizator i kësaj grupe ka qenë një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili me pranga në dorë ka tentuar t’i ikë policisë mbrëmë.

Në garazhin e shtetasit maqedonas policia ka gjetur 950 gramë heroinë dhe pasi që janë kontrolluar edhe pesë banesa dhe një veturl, janë gjetur edhe tre kilogramë përbërje për përzierje të heroinës dhe kokainës, 16.760 euro dhe 16.600 kuna, për të cilat policia dyshon se rrjedhin nga shitja e drogës.   

Në fund të prillit të këtij viti policia e Zagrebit zbuloi një grupë kontrabandistë të kokainës në mesin e të cilëve edhe një vajzë 23 vjeçare e cila  kishte sjellë drogën nga Maqedonia. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button