Komuna e Tetovës e nisi shumë nga e prapa!

Ku mbeti premtimi për transparencë të plotë që në fushatë tingëllonte aq mirë?! Ndoshta nuk keni prioritete apo plan pune? Keni diçka për të fshehur që silleni kështu? Apo thjeshtë ne “gazetarët e thjeshtë” dhe populli i “thjeshtë” nuk meriton dhe nuk është i denjë për përgjigje nga JU?

Ka disa ditë pas zgjedhjes së Teuta Arifit si kryetare e komunës së Tetovës, që nga redaksia e Portalb.mk e kemi telefonuar vazhdimisht kryetaren në fjalë si dhe zëdhënësit e komunës Ardian Ismailin dhe Armend Fazliun për t’i pyetur në lidhje me tre prioritetet kyçe të komunës, gjë që padyshim u intereson shumë qytetarëve që e votuan dhe atyre që nuk e votuan.

Një pyetje shumë e thjeshtë, që kolegët e Arifit në komunat e tjera të Maqedonisë, ishin më se të gëzuar t’i përgjigjen, në serinë tonë të shkrimeve për prioritetet e komunave që po e zhvillojmë këto ditë.

Megjithatë, nga komuna vazhdojnë me jo-transparencë, të heshtin dhe të sillen sikur gazetarët nuk ekzistojnë. Vetëm në një rast njëri nga zëdhënësit Fazliu sa për sy e faqe e hapi telefonin ndërsa na sugjeroi që pyetjen ta dërgojmë nëpërmjet postës elektronike dhe ai më pas do të na përgjigjej. Informojmë se deri në momentin që po flasim jemi në pritje të përgjigjes e cila ende nuk na ka ardhur.

Madje sot një pjesë të ditës e kaluam fizikisht në ambientet e komunës së Tetovës por përgjegjësit aty na kumtuan se zëdhënësit e komunës “nuk gjenden në zyrë dhe se të njëjtit janë me detyrë në terren”, për punë që vetëm ata i dinë…

Rikujtojmë se kryetarja tashmë e rizgjedhur e komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë fushatës u zotua për udhëheqje me transparencë të komunës dhe se do të jetë gjithmonë e hapur për mediat. Në debatin parazgjedhor #DebatPërnime për Tetovën të organizuara nga Portalb.mk dhe partnerë, në pyetjen e gazetares Jeta Xharra se a do të ketë komuna zëdhënës dhe të njëjtit a do tua hapin telefonin gazetarëve, Arifi u përgjigj se “komuna veçse ka zëdhënës, të cilët edhe tash edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’ua hapin telefonin gazetarëve”.

Me këtë jo-transparencë dhe heshtje pyesim publikisht Arifin: Ku mbeti premtimi për transparencë të plotë që në fushatë tingëllonte aq mirë?! Ndoshta nuk keni prioritete apo plan pune? Keni diçka për të fshehur që silleni kështu? Apo ne “gazetarët e thjeshtë” dhe populli i “thjeshtë” nuk meriton dhe nuk është i denjë për përgjigje nga JU?

I bëjmë thirje kryetares Teuta Arifi që të merr shembull nga homologët e saj Blerim Bexheti i komunës së Sarajit, Visar Ganiu i komunës së Çairit, Erkan Arifi i komunës së Likovës si dhe nga e shumë kritikuara Milikije Halimi si dhe tjerë, të cilët menjëherë pas zgjedhjes në postet përkatëse kanë qenë shumë më transparent me mediat, duke iu përgjigjur pa hezitim pyetjeve tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button