Policia ndalon dasmorët dhe merr nusen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një zonë të thellë në Turqinë juglindore. Policia ka ndaluar veturën në të cilin gjendej nusja dhe ka marrë nusen nga “duart” e dasmorëve.

Por, ky veprim i policisë padyshim që ka një arsye. Policia ndaloi nusen pasi ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe sipas ligjeve turke, martesa në këtë moshë nuk është e lejuar.

Pasi nusja e veshur me fustanin e bardhë dha deklaratën në komesariatin policor, iu dorëzua Fondacionit për Mbrojtjen e Fëmijëve ndërsa dhëndrri 18 vjeçar u arrestua dhe pritet vendimi i gjykatës për të përcaktuar fatin e tij.

Sipas mediave turke, dy të rinjtë ishin njohur në internet dhe pas miratimit të familjeve kishin vendosur të martohen por ishte policia ajo që e pengoi realizimin e kësaj “ëndrre”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button