Turqi, pamjet e kamerave të sigurisë zbulojnë pjesemarrësit e takimit për planifikim të puçit (FOTO)

Pamjet e kamerave të survejimit, të cilat janë përfshirë si material deshmie në procesi gjyqësor në lidhje me ngjarjet në Akademinë e Aviacionit Luftarak në Stamboll gjatë tentimit të dështuar të grusht shtetit të vitit të kaluar, zbulojnë detaje të cilat pa kurrfarë hamendje konfirmojnë se të akuzuarit ishin pjesmarrës aktiv të ngjarjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria shtetërore në Stamboll ka ngritur aktpadi kundër gjithsej 44 të dyshuarve, prej të cilëve 34 janë në paraburgim.

Këta janë oficerë, nënoficerë dhe rreshterë të Akademisë Luftarake Ajrore për të cilët Prokuroria kërkun dënime të përjetshme të shumëfishta për pjesmarrje në tentimin e grusht shtetit ushtarak të cilin më 15 korrik të vitit të kaluar e kreu organizata terroriste FETO.

Si prova materiale janë përfshirë edhe xhirimet e kamerave të survejimit nga kompleksi në fjalë të cilat zbulojnë se në Akademi një ditë para tentimit të grushtit puçistët kanë mbajtur një takim.

Në takim janë diskutuar detajet e tentimit të grusht shtetit, kurse në mesin e tyre ishin edhe gjeneralë të ushtrisë turke, si komandanti i Akademisë Fethi Alpay, komandanti i brigadës 66 së mekanizuar Mehemt Nail Yigit, ish kreu i xhandarmërisë të Stambollit Gurun Sercan dhe disa të dyshuar të tjerë kundër të cilëve janë ngritur disa procese gjyqësore.

Në xhirime shihet duke ardhur në takim gjenerali Gokhan Sonmezates i cili është në cilësinë e të akuzuarit në rastin e tentimit të atentatit ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe për pushtimin e bazës ushtarake Akinci.

Gjithashtu shihen detaje se si puçistët përgatisin helikopterët të cilët i kanë përdorur në tentimin e puçit dhe më vonë edhe për t’u arratisur me të njëjtit pas dështimit të grusht shtetit.

thumbs_b_c_ceaa4f0f0fff8ab9d4672956545d5367

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button