Disa spitale nuk do ta mbijetojnë 2012-ën

Rebalanci i buxhetit këtë vit do t’ua “hajë” një rrogë punonjësve të shëndetësisë, ndërsa një pjesë e spitaleve shtetërore do të përjetojnë kolaps deri në fund të vitit buxhetor. Ky ishte përfundimi me të cilin dolën deputetët e partive opozitare në Komisionin parlamentar të shëndetësisë i cili u mbajt dje dhe të njëjtit i sugjeruan ministrit Nikolla Todorov se pikërisht drejtorët e tij po ia demantojnë deklaratat e tij se arka e shëndetësisë nuk do të pësojë shkurtime, pasi që publikisht e pranojnë se nuk kanë të holla për t’i paguar furnizuesit.

“Rebalanci i buxhetit shëndetësor posaçërisht do ta ndjejnë punonjësit shëndetësor dhe pacientët dhe dëmet më të mëdha do t’i përjetojnë ata. Në vend se 12, punonjësit e shëndetësisë do të marrin 11 rroga. Bëhet fjalë për shkurtim të një shume serioze të të hollave, ndërsa edhe tani veçmë të gjitha projektet janë të pezulluara, paraqiten firma të cilat thuan se Ministria u ka borxh të holla. Përveç kësaj, janë rritur borxhet e institucioneve publike shëndetësore, prandaj madje edhe drejtorët lënë hapësirë për kolaps deri në fund të vitit.”, deklaroi Mende Dinevski, kryetar i Komisionit për shëndetësi dhe njëkohësisht edhe deputet i LSDM-së.

Todorov nga ana tjetër, shprehet se e tërë kjo deklaron Dinevski është e përmbledhur në mënyrë shumë të mirë oratorike, por ai lut qytetarët që të mos bien pre e këtyre tezave. 

“Sot lexoj se si 600.000 gjermanë nuk kanë të holla të paguajnë rrymën dhe jetojnë në terr, 60% të grekëve dhe spanjollëve janë pa punë. Ky është realiteti momental ekonomik të cilën ju po e keqpërdorni në mënyrë brutale. As kartela elektronike e shëndetësisë, as projekti IZIS e as  blerja e makinave nuk do të stopohen dhe e njëjta vlen edhe për vaksinat dhe terapitë e insulinës.  Për shembull, makinat e ambulancës i kemi blerë në mënyrë që t’i paguajmë për tre vite me radhë. Kjo nuk është diçka e re, edhe qytetarët blejnë makina me lizing”, tha Todorov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button