Këto janë tre prioritetet e kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku

Kryetari i Studeniçanit, tanimë e ka marrë mandatin e dytë për udhëheqje me këtë komunë, ndërkaq për Portalb.mk, ai njofton katërvjeçarin e dytë do ta fillojë me vazhdimin e punimeve për rrugën në fshatin Studeniçan, ndërkaq ai paralajmëron edhe ndërtimin e sheshit po në këtë fshat, njofton Portalb.mk.

“Tash menjëherë duhet të vazhdojmë se kemi pasur një procedurë të kryer për një rrugë në fshatin Studeniçan. Këto ditë duhet të fillojmë me asfaltimin e rrugës  diku prej 800 metrave, procedurën e kemi filluar përpara zgjedhjeve, ndërkaq për shkak të zgjedhjeve e kemi ndërprerë. Në gjashtë mujorin e parë besoj të mbarojë. Jemi duke pritur edhe për ndërtimin e sheshit të Studeniçanit, jemi në procedurë me Bankën Botërore. Sa ta marrim vendimin do të fillojmë, 99% e kemi të kryer punën. Sa të na i sigurojnë mjetet dhe do të vazhdojnë ta ndërtojmë. Gjithashtu edhe kjo duhet të mbarojë në gjashtë mujorin e parë. Pastaj do të fillojmë me rrugicat ku na kanë mbetur në vendbanimet, Batincë dhe Moranë”, thotë për Portalb.mk Sadiku.

Ndryshe, Sadiku i ka fituar zgjedhjet lokale në rrethin e dytë ndaj kandidatit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, me mbi 400 vota diferencë.

studenicaan

Këshilli në këtë komunë është i përbërë prej: 4 këshilltarë të PDSH-së, 3 të BDI-së, 3 të Lëvizjes BESA, 3 të LSDM-së dhe nga 1 këshilltar kanë Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike e Turqve.

STUDENICAN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button