Presidenti, Fatos Nano takohet nesër me kryeministrin Berisha

Ish-lideri i të majtëve Fatos Nano pritet të takojë nesër kryeministrin Sali Berisha për t’i prezantuar këtij të fundit platformën e tij për të qënë presidenti i ri i vendit.

Fatos Nano ka shpallur së fundmi, kandidaturën e tij për të qënë kreu I ri I shtetit, ndërsa prej javësh ka nisur takimet për të marrë mbështetjen e të gjitha palëve politike.

Ai ka takuar deri më tani Kreun e PS-së Edi Rama, kreun e LSI-së Ilir Meta, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së si dhe Kreun e republikanëve Fatmir Mediun.

Nano gjithashtu është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-ve për t’i kërkuar atij mbështetjen që të jetë i zgjedhuri me konsensusin e të gjitha palëve./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button