Personi që përhapi lajmin për vdekjen e këngëtarit Sabri Fejzullahu është nga Maqedonia

Pak ditë më parë, në portalet shqiptare qarkulloi një lajm aspak i mirë: Sabri Fejzullahu ndërron jetë si pasojë e një aksidenti rrugor, përcjell Revista Class.

Fatmirësisht lajmi nuk ishte aspak i vërtetë dhe familjarët e këngëtarit e konfirmuan menjëherë se është gjallë dhe shëndoshë e mirë. I ftuar në “Një Kafe prej shpisë”, këngëtari ka treguar se e di se kush është autori i këtij “Fake News”, por gjithashtu edhe arsyen që e ka çuar të ndërrmarë një vendim të tillë.

Sipas tij, lajmi e ka burimin nga Maqedonia, dhe se kjo nuk është hera e parë që ky person, duke mos ia bërë të ditur identitetitin, ka shpifur për të. Gjithashtu Sabriu tregoi se djaloshi i kishte kërkuar që të hapte një profil në Instagram, në emër të këngëtarit, por ai kishte refuzuar.

“Po unë mendoj, dyshimi është që është një djalë nga Maqedonia një person që gjithmonë shpik gjëra të tilla për mua. Unë e di që një herë nuk i kam lejuar që të hap Instagram me emrin tim, por s’ka gjë, edhe kjo kalon”, u shpreh Sabriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button