Zyrtarizohet oferta, 33.6 mld lekë duhen për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pak ditë më parë se “Gjoka Konstruksion” ishte kompania që kishte plotësuar kushtet e dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe një ofertë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, përcjell Lajmifundit.al.

Në njoftimin zyrtar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se oferta e bërë nga “Gjoka Konstuksion” është 33.6 miliardë lekë një shifër e lakuar edhe më herët, por e zyrtarizuar tashmë me vendimin.

Njoftimi në APP
Në njoftim Ministria bën me dije arsyet e skualifikimit të dy operatorëve të tjerë : “Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Adem Pojani” nuk plotëson asnjë nga kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare; Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Alb-Star” sh.p.k. nuk plotëson kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare”, thuhet në njoftim.

“Gjoka Konstruksion” që është shpallur edhe si oferta fituese duhet që brenda datës 20 nëntor të paraqesë dokumentet e kërkuara për të vijuar më pas me procedurat e tjera të negocimit dhe nënshkrimit të kontratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button