Shkup, në banesë gjendet pa shenja jete një grua

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se në njërën prej banesave të Shkupit kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje, njofton Portalb.mk.

Rasti i gjetjes së gruas së pajetë erdhi pasi që fqinjët e saj kishin lajmëruar zjarrfikësit sepse kishin ndjerë erë të keqe në ndërtesë. Kur kanë arritur në banesë, zjarrfikësit kanë gjetur të shtrirë një grua me iniciale G.M. (69 vj.).

Nga ana e ekipit të zjarrfikësve kanë thirre ndihmën e shpejtë, dhe ata kanë konstatuar se në trup nuk ka pasur shenja të sulmeve fizike. Me urdhër të Prokurorisë Publike trupi është dërguar në obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button