Memeti: Vitin e kaluar 1.523 shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut

Për katër për qind është rritur numri i rasteve të konstatuara të të drejtave dhe lirive të njeriut në Raportin e Avokatit të popullit për vitin 2016 për të cilin sot u debatua në vazhdimin e seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por nuk janë konfirmuar masat për zbatimin e rekomandimeve. Nga gjithsej 43 për qind që kanë votuar “pro” vërtetimit të masave janë prononcuar 37, një “abstenoi”, ndërsa pesë ishin “kundër”.

Sipas Avokatit të popullit Ixhet Memeti, në raportin për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin e kaluar, nuk janë konstatuar ndryshime pozitive, por stagnim, ndërsa në disa fusha edhe pengesa që vërtetohet me numrin e rritur të shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut për katër për qind.

“Kemi konstatuar numër rekord, si asnjë vit tjetër, 1.523 shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut individuale, ndërsa nga ato në 1.354 raste janë pranuar intervenimet tona, që, për fat të keq, nuk është rasti me rekomandimet për dobësitë e konstatuara për gjendjet e përgjithshme për të cilat kemi përgatitur shumë raporte dhe rekomandime”, tha Memeti.

Kemi pasur, sqaroi dhe akoma kemi institucione skajshmërisht të politizuara dhe joprofesionale, e disa prej tyre për shkak të partizimit përfundimtar janë vendosur në funksion të partisë.

“Veprimi policor, joprofesional dhe brutal, përdorimi i rritur i forcës i policisë së burgut ndaj personave të dënuar dhe mungesa e mbrojtjes shëndetësore në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, mungesa e sistemit pensional me pasoja dëmtuese rreth persona të siguruar, mjete të pasiguruara për pagesë të të drejtave të asistencës sociale, shkelje të drejtës së punësimit të personave me pengesa, deportimit ilegal të refugjatëve, vërtetimit antiligjor të pagesës së taksës së RTV, ujit dhe komunalive tjera, tatim antikushtetues i qytetarëve, si dhe joprofesionalizëm në organet zgjedhore”, theksoi Memeti, duke vërejtur se mes tjerash, në vitin 2016, ka vazhduar mosdënueshmëria e nëpunësve të policisë, si dhe përmirësimi deklarativ i kushteve në burgje.

Gjatë përcjelljes aktive të procesit zgjedhor, sipas Memetit është konstatuar se organet zgjedhore dhe të gjitha organet tjera kompetente kanë dështuar në pritjet e qytetarëve se nuk do të shkelen të drejtat e tyre zgjedhore.

Edhe më tej kemi Listë zgjedhore problematike. Nevojiten ndryshime urgjente të Kodit zgjedhor, me të cilin qytetarëve do t’u mundësohet e drejta e votës e garantuar me Kushtetutë, ndërsa a do të munden ta realizojnë këtë të drejtë, kjo mund të ndërlidhet me dokumentin për identifikim”, tha Memeti, i cili reagoi edhe ndaj asaj që në seancë nuk ka pasur anëtarë të pranishëm të Qeverisë.

Në seancë pa debat u miratua edhe Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016. Në vijim është debati rreth Propozim raportit për punën e Komisionit rregullator të energjetikës (KRE) në vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button