Shtyhet seanca për rastin “Transporter”, nuk u paraqit një nga të akuzuarit

Seanca gjyqësore për rastin “Transporter”  ku i dyshuar i parë është kryetari i Komunës së Manastirit,  Vlladimir Taleski edhe sot është shtyrë për shkak mungesës së njërit nga të akuzuarit, njofton Portalb.mk.

Kjo ishte seanca e dytë e gjykimit të Taleskit dhe 20 personave tjerë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir që e kanë dëmtuar buxhetin për rreth 360.000 euro.

Seanca e kaluar me 28 shtator është shtyrë gjithashtu për shkak mungesës së njërës nga të akuzuarit, Jasmina Nikiq Desanovska.

Ndryshe, në lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive. Kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit u lirua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button