Jankullovska i ikë përgjigjes për rastin e Haki Hazirit

Minisrija e brendshme Gordana Jankullovska sot para gazetarëve nuk u përgjigj në lidhje me rastin e zhdukjes dhe paraqitjes misterioze të  të arrestuarit Haki Haziri në aksionin e fundit të MPB-së të quajtur Monstrum. 

Për pyetjen se si është mbajtur shtatë ditë Haki Haziri pa e ditur familja e tij se ku gjendet, ministrja Jankullovska tha se pyetjet që i parashtroni nuk janë në kompetence të policisë. 

“Pse MPB-ja për herë të dytë ia siguron Gjykatës këtë person?” pyetëm Jankullovskën.

Jankullovska i iku përgjigjes duke thënë se duhet Gjykatën ta pyesni. 

“Puna jonë mbaron me dorëzimin e personit në Gjykatën kompetente. Domethënë duhet të drejtoheni te Gjykata ne nuk kemi përgjigje për sjelljen dhe veprimet e gjykatës” tha Jankullovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button