Putini i shprehu ngushëllime Trampit për shkak të masakrës në Teksas

Presidenti rus Vladimir Putin sot i ka shprehur ngushëllime presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për shkak të masakrës në kishën në Saderlend Springs, Teksas, me ç’rast humbën jetën 26 njerëz, ndërsa 20 janë plagosur.

“Ju lutem pranojini ngushëllimet e mia me rastin e tragjedisë që ndodhi në Teksas. Është vështirë të imagjinohet një krim më brutal dhe më cinik i vrasjes së njerëzve gjatë shërbimit në kishë”, theksohet në kumtesën e publikuar në internet faqen e Kremlinit.

Tramp paraprakisht deklaroi se incidenti në Teksas është i ndërlidhur me çrregullimin momental të sulmuesit dhe se arma nuk duhet të vështrohet si problem.

Sulmuesi Devin Keli është pushuar nga puna në aviacionin ushtarak për shkak të sulmit mbi gruan dhe fëmijën e tij. Zëdhënësja e forcave ajrore amerikane En Stefanek deklaroi se Keli ka kaluar 12 vite në burg pas gjykimit para gjykatës ushtarake në vitin 2012, ndërsa në vitin 2014 është pushuar nga puna për shkak të sjelljes së keqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button