Ilija Dimovski me vite ka pasur shofer personal të cilin e ka paguar Komuna e Velesit

Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, sot në konferencë për shtyp ka zbardhur se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, në mënyrë të paligjshme ka siguruar të punësuar nga komuna që të jetë shofer i tij, njofton Portalb.mk.

“Me vite obligimet e punëtorit kanë qenë që të jetë shofer i kryetarit të komunës, por në fakt ai gjatë gjithë kohës e ka vozitur, Ilija Dimovskin, për të cilën kemi dëshmi. Me atë, Dimovski e ka dëmtuar komunën për shumë të madhe në emër të pagës së këtij personi i cili me vite ka vozitur deputet”, deklaroi Kocevski.

Kryetari i komunës tha  se borxhi i komunës është 2.7 milionë eurpo, prej të cilave pjesën më të madhe e ka ndaj ndërmarrjes komunale publike.

Kocevski shtoi se ekzistojnë indikacione se dy të punësuar të administratës komunale kanë marrë pjesë në incidentin e përgjakshëm në Kuvend dhe shtoi se ka nisur procedurë përkatëse për t’u dëshmuar nëse është e vërtetë.

Njëkohësisht, ai shtoi se një i punësuar ka dërguar mesazhe dhune kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, duke theksuar se “do t’u varim në mes të mëhallës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button