fbpx

Këto janë tre prioritetet e kryetarit të ri të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti

Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, të premten pasdite e ka marrë certifikatën nga Komisioni Komunal Zgjedhor dhe prej sot zyrtarisht ka filluar me punë, njofton Portalb.mk.

Bexheti në një deklaratë për Portalb.mk, në lidhje me 3 prioritetet si kryetar i komunës tha se “do të realizojmë gjithçka që kemi premtuar në programin zgjedhor”.

“Tani është dita e parë e punës dhe në periudhën në vijim do të realizojmë gjithçka që kemi premtuar. Do të fillojë ndërtimi i Poliklinikës, çerdhja në Kondovë dhe ujësjellësi në Sfillare të Epërme”, tha Bexheti.

Ndryshe, Bexheti u zgjodh kryetar i Komunës së Sarajit në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 29 tetor të këtij viti me 8896 vota, apo rreth 950 vota më shumë se kundërkandidati nga Lëvizja BESA, Bashkim Bakiu.

saraj3

BDI në Komunën e Sarajit ka fituar 10 këshilltarë, Lëvizja BESA 5, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët 4.

SARAJ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button