Një amerikane fiton Maratonën e Nju Jorkut pas 40 vitesh

Shalane Flanagan u bë femra e parë amerikane në 40 vite që fiton Maratonën e Nju Jorkut, përcjell Top Channel.

Medalistja olimpike la pas kenianen Mary Keitany, duke e prerë në lot vijën e finishit.

“Është një moment i papërshkrueshëm. Do të përpiqem ta shijoj sa më shumë. Ky është momenti që kam ëndërruar në fëmijëri”, tha Flanagan.

Amerikania e fundit që kishte fituar Maratonën e Nju Jorkut ishte japonezo-amerikania Miki Gorman, e cila ishte 42 vjeç kur fitoi këtë maratonë në vitin e largët 1977.

The American comes out on top.

A post shared by SportsCenter (@sportscenter) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button