Asani: vendosja e numrave për çdo familje, prioritet i parë në Tearcë (VIDEO)

“Prioriteti në tre mujorin e parë të mandatit që sapo kemi nisur do të jetë vendosja e numrave për çdo familje pasi që ka qenë çështje problematike marrja e saktë e adresimit të familjeve, kështu që si komunë kemi bërë hapin e parë në emërimin rrugëve me vendosje të numrave, në hapin e dytë këtë do ta bëjmë edhe në çdo shtëpi pasi që teknologjia e re e kohës e kërkon një gjë të tillë dhe ne do të jemi në hap me kohën”, tha sot kryetari i ri-zgjedhur i komunës së Tearcës Isen Asani, në një konferencë për shtyp të organizuar menjëherë pas pranimit zyrtar të detyrës, raporton Portalb.mk.

“Gjithashtu gjatë kësaj periudhe në fshatrat Tearcë, Sllatinë dhe Përshevcë punohet në rregullimin e rrugicave të dorës së tretë. Në agjendë prioritet do të jetë edhe rrjeti sekondar për vendbanimin Tearcë dhe kanalizimi”, shtoi më tej Asani.

Me rastin e marrjes së detyrës nga ana e Isen Asanit, në komunën e Tearcës u organizua një ceremoni solemne ku të pranishëm ishin edhe zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i cili njëkohësisht ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tearcës, këshilltarët komunal të sapo zgjedhur si dhe ish-kryetari i këshillit komunal të komunës së Tearcës, Femi Beqiri.

Gjatë fjalës së tij kryetari i cili e mori mandatin e tretë radhazi, fillimisht falënderoi qytetarët të cilët ia dhanë besimin që edhe 4 vitet e ardhshme të udhëheq me komunën e Tearcës, dhe u zotua se me përkushtim të madh do të punoj në shërbim të tyre.

“Ne ishim në garë nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim por në fund të procesit fitues ishin të gjithë qytetarët e Tearcës”, tha në fillim të fjalës së tije Isen Asani.

Ai më tej shtoi se kundërkandidati nga radhët e lëvizjes BESA ende nuk ia ka uruar mandatin e ri, dhe siç theksoi Asani kjo shënon prishjen e një tradite që ka ekzistuar në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore ku kundërkandidati i cili nuk ka arritur të fitoj garën, në fund ka uruar fituesin.

Gjatë ceremonisë fjalë rasti pati edhe zv.ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu i cili potencoi se gara në të dy rrethet zgjedhore është zhvilluar në një klimë të relaksuar dhe për këtë falënderoi organet e rendit që janë përkujdesur për të mundësuar një gjë të tillë.  Nuhiu gjithashtu e uroi kryetarin e zgjedhur dhe i uroi punë të mbarë në 4 vitet e ardhshme.

 

 

Asani, në rrethin e dytë kundër kandidatit të Lëvizjes BESA, Amir Elezi fitoi me mbi 500 vota dallim, gjegjësisht ai kishte 4.686 vota, ndërkaq kundërkandidati i tij 4.170.

Untitled

Rikujtojmë se Isen Asani, në rrethin e dytë kundër kandidatit të Lëvizjes BESA, Amir Elezi fitoi me mbi 500 vota dallim, gjegjësisht ai kishte 4.686 vota, ndërkaq kundërkandidati i tij 4.170.

Në këtë Komunë, gjithsej janë zgjedhur 19 këshilltarë, prej të cilëve 7 janë nga BDI, 4 nga Lëvizja BESA, 3 nga PDSH, 3 nga Aleanca për Shqiptarët, 1 nga VMRO-DPMNE dhe 1 nga LSDM.

TEARCE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button