Shfaqje teatrore: Më lini t’u tregoj një sekret për ambientin

Qendra Teatrore për Fëmijë – Shkup në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian duke filluar nga 9 prilli deri më 18 maj, për fëmijët e 30 fshatrave të vendit organizon një varg të shfaqjeve teatrore me kukulla, të bazuara mbi broshurën e Bashkimit Evropian “Më lini t’u tregoj një sekret për ambientin”. 

Ky është një nga sërë aktivitetet e shumta që organizon Delegacioni i BE-së  për të shënuar Ditën e Europës, pra 9 Majin.

Më se 3000 fëmijë të klasave të ulëta të shkollave fillore do të mësojnë më tepër mbi mbrojtjen e ambientit jetësor me anë të shfaqjeve teatrore dhe diskutimeve. 

Ambasadori Aivo Orav, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian si dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Pançe Kralev, më 15 maj do të vizitojnë dy shfaqje në fshatin Negorci (Gjevgjeli) dhe në Teatrin e Qytetit të Gjevgjelisë, që para pak kohësh u rinovua me mbështetjen financiare të BE-së dhe ku do të mbahet shfaqja.  

Projekti organizohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Pjesa teatrore do të shfaqet nga trupi i Qendrës Teatrore për Fëmijë në Shkup (aktorë Zarije Jonuzi dhe Besfort idrizi), eksperienca shumëvjeçarë e së cilës edhe këtë herë do të vërtetohet me produksion të suksesshëm të shfaqjeve për fëmijë.

Përmes këtij proekti është paraparë që të përfshihen më tepër shkolla fillore nga mjediset rurale, ku do të luhet shfaqja për nxënës nga klasa e parë deri në të tretën dhe në këtë mënyrë do të pasurohet jeta e tyre kulturore dhe njëkohësisht do të promovohet broshura, por krahas kësaj, nxënësit përmes shfaqjes e cila është interaktive dhe njëkohësisht mvaret mjaft nga aktiviteti i nxënësve dhe përgjigjet e tyre që do t’i ofrojnë. Përmes shfaqjes nxënësit do të munden t’i zmadhojnë njohuritë dhe njëkohësisht të ngritet vetëdija për ambientin jetsorë dhe për faktorin njeri.

Shfaqja është edukative dhe nxënësve do t’ju paraqiten shembujt pozitiv, por edhe ata negativ të sjelljes që në fund ata vet të munden t’i shohin pasojat nga sjelljet e tilla dhe të mund të gjykojnë vet se çfarë është në regull e çfarë jo. Njëkohësisht përmes shfaqjes nxënësve do t’ju shpjegohen dhe do të njihen me fenomene të ndryshme, ndikime natyrore dhe dukuri siç janë: Ozoni, ndyshimet klimatike, efekti sterrë dhe shumë të tjera, dhe e gjithë kjo adaptuar për moshën e tyre.

Komunat –fshatrat që janë përfshirë në këtë projekt janë: Tetova (Sedlarcë&Bervenicë), Kumanovë (Nagoriçan i Vjetër& Nagoriçan i ri), Kavadar (Vatashë&Sopot), Prilep (Kanatlarci&Topolçani), Gostivar (Çegran&Forinë), Manastir (Bistricë&Kravari), Kriva Pallankë (Mozhdivnjak&Konopnicë), Strugë (Veleshtë&Dobovjan), Strumic (Vasilev&Dobrejci), Berovo (Ratevë&Rusinovë), Veles (Koçillarë&Dolno Orizari), Dibër (Kosovrast i Epërm&Mogorçe), Ohër (Leskoec&Kosel), Koçan (Orizarë), Vinicë (Istibanje) dhe në Gjevgjeli (Mrzencë&Negorcë).
Në fund të shfaqjes çdo nxënësi i dhurohet nga një broshurë, po me të njëjtin titull botuar nga Delegacioni i BE-së, në bazë të së cilës është realizuar shfaqja teatrore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button